Standard.al

Ministrja malazeze: MiniShengeni ballkanik për ne është humbje energjie, barrierat tregtare janë zhdukur!

0

Ministrja e Ekonomisë, Dragica Sekulic tha kete te hene per transmetuesin publik malazez se bashkimi me nismën e ‘mini-Schengenit’ për shtetet e Ballkanit të propozuar nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të ishte një humbje energjie, duke nënvizuar se vendi i saj tashmë ka “hapur kufijtë” dhe ka hequr barrierat tregtare për fqinjët.

Ajo tha se Mali i Zi është anëtar i CEFTA, Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, një iniciativë rajonale për vendet e Ballkanit Perëndimor që garanton qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave.

“Unë i kuptoj nismëtarët. Këto janë vendet që, për shkak të barrierave të ndryshme tregtare që i kanë vendosur njëri-tjetrit, mund të ketë nevojë për një iniciativë të re për të premtuar përsëri se ata do të bëjnë atë që kemi bërë prej kohësh“, tha Sekulic për transmetuesin publik malazez, cituar nga Birn në versionin anglisht.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.