Ambasada amerikane jep mesazhin e fortë: Lufta kundër korrupsionit, është prioriteti ynë!

0
124

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë përmes një postimi në Facebook, shprehet se, qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe do të punojë për të ndihmuar ngritjen e një sistemi drejtësie transparent dhe të lirë.

Postimi i plotë i Ambasadës amerikane:

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.

Këtë javë, mësoni se si USAID ka punuar me partnerë për të përmirësuar sistemin gjyqësor prej vitit 2003. Ambasada e SHBA në Shqipëri do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sistemi drejtësie që është transparent, eficient dhe i lirë nga korrupsioni. Ky është sistemi i drejtësisë që ju, populli shqiptar, meritoni. Shqipëria Lufton Korrupsionin Ndal Korrupsionit

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here