“Kjo ishte loja”?!/ Malaj: Shteti ngriti kërrbaçin mbi qytetarët që e votuan, po nesër kush e ka radhën??!

0
120

Nga Nora Malaj

Shteti , kërrbaçi dhe kush e ka radhën nesër?
“Po kjo ishte loja…. Ha ha .. skërmit dhëmbët Shteti dhe ngriti kërrbaçin mbi qytetarët që e votuan “??!!!!
Ishte kohë fushate , deputetët e Partisë Socialiste , turravrap , me zë e figurë u betuan dhe stërbetuan , se shtëpitë e qytetarëve të zonës së Astirit, jo vetëm që do t’i legatizonin , po edhe të gjithë zonën do ta zhvillonin, vetëm se banorët duhet t’i jepnin votën kësaj qeverie , për t’ua bërë ëndrren e tyre realitet!
Dhe qytetarët besuan dhe ua dhanë votën , pasi endrra e tyre ishte që këto shtëpi t’i legalizonin!
Ata besuan ,ua dhanë dhe votën e menduan që , tashmë ,shtëpitë e tyre do të legatizohen! Por aha … Ata të zinjtë njerëz nuk e dinin që kjo ishte loja …
Se qeveria as kishte ndërrmend të merrej me ta, pasi thjeshte i shihte ata si vota dhe asgjë tjetër! Siç thotë populli kalo lumin .. pastaj kali e di vet! ?
E sot , pas një viti, qeveria vendosi te riperdori sërisht shkopin e gazin lotsjellës mbi keta qytetarë, që pasi i gënjeu, mashtroi, dhunoi , masakroi , vetëm dialogun e harroi në sirtar , se këtë mjet , dalogun , nuk e quan të vlefshëm , derisa filloi t’ju prish shtëpitë!
Po jetojmë ditet më tragjike të një vendi , që po shkon me vrap drejt greminës!
Drama më e madhe që po kalojnë shqiptarët sot është urija, varfëria , amoku për të ikur nga e keqja që i ka zënë!
Nuk ka mallkim më të madh për një qeveri sesa lotët dhe dhimbja që derdhin gratë, fëmijtë e pleqtë, kur shetit që ata menduan se i donte , pasi i gënjeu , i mashtroi , tani i dhunon dhe i le edhe pa shtëpi e katandi !
Nuk e di që mund të ndërtosh një “rrugë “ në emër të qytetarëve , kur një pjesë të tyre i bënë kurban dhe bashkë me ta dhe lotët e fëmijëve të tyre!
Ju qofshi , që jetën e shqiptarëve e keni kthyer në parrullën se : “kjo ishte loja “ dhe pastaj ngerdhesheni e “ngijeni tuj qesh “mbi dhimbjen e tyre..
Tashmë dhe fjala është lodhur në kalvarin e dhimbjes së familjeve shqiptare dhe të grave , fëmijëve e pleqve të dhunuar!
Kur vepron dhuna … nuk ka vend më për fjalë… Ajo ka ikur e turpëruar , e lodhur dhe e dërmuar, siç janë të lodhur, të dërrmuar e të masakruar banorët e Astirit, që në fund të ditës nuk kanë bërë asnjë mekat, thjeshtë duan të mbrojnë shtëpitë e tyre, atje ku duan të ndërtojnë edhe endrrat e fëmijëve të tyre, në vendin e tyre , me vëllezërit e motrat e tyre shqiptarë, por që kanë bërë një mëkat , besuan dhe votuan këtë qeveri arrogante se nuk e dinin që “kjo do të ishte loja”…
Ky është haraçi që paguhet sot. Asnjë fjalë përvecse dhimbje për vendin dhe kohën që po jetojmë! ?????

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here