”Çdo dhimbje e ka një fund”, moderatorja e njohur flet publikisht për ndarjen: Nuk e kam kaluar lehtë…

0
209

Moderatorja Kiara Tito tregoi tek “ Ftesë në 5“, se një ndarje e ka pasur, dhe ajo nuk kaloi pa lënë gjurmë.

Vetë Kiara shpjegoi kështu në studion e Bieta Sulos:

Ky është një nga ato momentet e mia kur shpërthej. Ndryshe nga herët e tjera që e kam mbajtur veten, këtë herë vendosa që ta ndaj edhe me ndjekësit e mi në rrjetet sociale, pasi më shkruajnë shpeshsherë vajza “si ia ke dalë ti kur je ndarë, si e ke marrë veten nga një lidhje që të ka lënduar” dhe vendosa që ta ndaj këtë copëz nga jeta ime me to, që t’i tregoj se çdo dhimbje e ka një fund” .

Dhe kështu, Kiara edhe një herë e dëshmoi se është një vajzë e fortë, ndonëse ka vuajtur dhe ajo. “Këtë dhimbjen nuk e kam kaluar shumë lehtë, por kam kuptuar që koha është ilaçi më i mirë. Sado ne ta duam diçka, në një moment të caktuar, me zor domethënë, ta harrojmë dikë, nuk të vjen ashtu, se më shumë e tërheq atë gjë. Më mirë, lërjani kohës dhe koha do të shërojë gjithçka. Si gjithë të tjerët, edhe unë, që ta kaloja këtë vështirësi më është dashur pak kohë”, – ka qenë pohimi i Kiarës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here