Dy të plagosur në Elbasan / 20-vjeçarja në gjëndje kritike për jetën…

0
145

Aksident i rëndë është regjistruar në mesnatë në Elbasan, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi në rrugën e Krastës në periferi të qytetit të Elbasanit. Burime jo zyrtare bënë me dije se të plagosur kanë mbetur shoferi si dhe një 20-vjeçare, e cila ishte pasagjere në mjet.

Mësohet se Elda Samurri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, e cila është transportuar me urgjencë për në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja në fjalë, ndërsa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here