Votimi i dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese/ Reagon ambasada e SHBA dhe BE

0
75

Ambasada e SHBA në Tiranë dhe Bashkimi Europian kanë reaguar ditën e sotme në lidhje me vendimin e kuvendit për të votuar dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i ambasadës së SHBA:

Prej votimit unanim të reformës në drejtësi në 2016-ën, institucionet shqiptare, përfshirë edhe organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike.

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri.

Reagimi i BE

Sot parlamenti zgjodhi dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ne e mirëpresim këtë vendim dhe presim të kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur. Implementimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është thelbësor për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here