Standard.al

“Sfida e Kurtit, të luftojë oligarkët”/ Bejtja: Ai do ia dalë si kryeministër!

0

Analisti Andi Bejtja ka folur edhe për Albin Kurtin si një kryeministër i ardhshëm dhe sfidat që e presin.

‘Z. Albin Kurti i dha disa sinjale, por duke lexuar edhe këshilltarin e tij  qëndrimi i tij për Shengenin Ballkanik do jetë njësoj më të gjithë liderat kosovarë.

Kush mendon se do mbajë qëndrim të kundërt është gabim. Tani unë e kam thënë edhe herë të tjera, unë kam qene euroforik, jo se pse jam i majtë dhe jam pro tezave të majta për ekonominë, por jam i besimit që vendin do e bëjnë atë që janë shtresë e mesme. Albin Kurti është nga ata njerëz që ka jetuar në dy dhoma e kuzhinë dhe besoj që do vazhdojë të jetojë në dy dhoma e kuzhinë.

Nisur nga kjo dhe nga fakti që konsiderohet e majtë që ka shumëicën e njerëze vullnetarë edhe pse vëte nuk jam shumë i majtë, problemi i madh që po kalon bota është pabarazia. Dhe ata që e kanë kaluar bilionin janë vetëm 0.1 për qind e shoqërisë.

Dhe ndoshta për momentin që po kalon Kosova dhe Shqipëria, pavarazia nuk luftohet pa një të majtë të vërtetë, dhe të ekuilibruar.

Sfidat e Kurtit tashmë dihen. Ai ka thënë që do luftojë oligarkët. Sigurisht që do të heqë dorë nga disa gjëra, pasi do jetë në bashkëpunim me një parti tjetër në qeverisje.

Sigurisht që një sfidë do të jetë dialogu Kosovë-Serbi ku ka shpatën e Amerikës në kokë. Rëndësi ka që ai që mos të heqë dorë nga lufta ndaj oligarkëisë dhe një qeveri sa më pak të korruptueshme‘-tha Bejtja ndër të tjera/ Syri Tv

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.