‘Punë e madhe se vjen ti’/ Zbardhet biseda midis gazetares dhe drejtuesit rilindas!

0
113

Drejtues i rilindur i bashkisë së Pukës nga zgjedhjet moniste të 30 qershorit, Gjon Gjonaj, ka ofenduar në mënyrë të paprecedentë gazetaren e emisionin ‘Boom’ në Ora News pasi kjo e fundit kishte shkuar në Bashkinë përkatëse për të marrë informacion lidhur mbi hetimin që ka hapur Prokuroria për shkelje tendera në këtë Bashki, të konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Sekretarja e kryetarit: Duhet të prisni jashtë. 

Gazetarja: Jo nuk dal jashtë, nuk kam arsye pse të dal përsa kohë ju më gënjyet.

Gazetarja: Si jeni?

Kryetari i Bashkisë Pukë: Pse je e shqetësuar?

Gazetarja: Unë jam shumë e shqetësuar sepse vij deri këtu, bëj rrugën nga Tirana dy herë…

Kryetari i Bashkisë Pukë: Punë e madhe se vjen ti. Ti s`po vjen për mu.

Gazetarja: Si punë e madhe që vij unë, unë po vij për të marrë një informacion.  Punë e madhe nuk mund të thotë një kryetar bashkie, një titullar, punë e madhe. Është jashtë etike.

Kryetari i Bashkisë Pukë: Bëje shkresën do të jap përgjigje për 24 orë.

Gazetarja: Z.Gjoni a është normale të gënjehet një gazetar, kur kryetari është në zyrë?

Kryetari i Bashkisë Pukë: Se keni hyrë dhunshëm këtu.

Gazetarja: Jo, s`kam hyrë dhunshëm fare.

Kryetari i Bashkisë Pukë: Dhunshëm.

Gazetarja: Kur kryetari është në zyrë unë nuk mund të gënjehem.

Kryetari i Bashkisë Pukë: Si kanë hyrë?

Punonjësja e Bashkisë: Dhunshëm.

Gazetarja: Kjo zonja këtu është police?

Kryetari i Bashkisë Pukë: Po.

Gazetarja: S`është police, më fal, është e recepsionit dhe ajo zonjë gënjeu. Z.Gjonaj mund të na lejoni t`ju themi problemin për të cilin kemi ardhur?

Kryetari i Bashkisë Pukë: Jo, jo. Të lutem mos më privo mundësitë e mia për të lëvizur.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here