“Përzgjedhja e anëtarëve të GJK”, Lubonja: Kjo zgjedhje bie ndesh me atë që parashikon Kushtetuta

0
113

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot dy emra për në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë që presidenca paralajmëroi se kjo ishte një shkelje flagrante e Kushtetutës, e cila parashikon qartë rendin e zgjedhjes.

 

Të tri anëtaret duhet të nisin punën pasi të bëjnë betimin përpara Presidentit. Socialistët e shqyrtuan daljen nga kjo situatë në Këshillin e Legjislacionit, dhe propozuan alternativën, që, nëse presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit, atëherë 3 gjyqtaret të betohen në Kuvend.

Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka sjellë edhe reagime të forta nga ana e opozitës dhe analistëve.

Fatos Lubonja tha për News24 se kjo zgjedhje bie ndesh me atë që parashikon Kushtetuta.

Ai tha se ky proces ka një qëllim të qartë dhe qëllimi lidhet pikërisht me zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët sipas tij, janë më afër Partisë Socialiste.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here