Standard.al

Një Ditë Shqiptare në Uashington DC, si u prezantuan simbolet kombëtare tek te pranishmit

0

Një grup qytetarësh të Uashingtonit shprehen interes dhe gatishmeri per te mesuar me shume  rreth  kultures dhe tradites se Shqipërisë dhe kjo u mundesua fale nje eventi te organizuar nga Ambasada  e Shqipërisë në Uashington DC

Ambasadorja, Floreta Faber  ne fjalën e saj përshëndetëse,  i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë event që pasqyron më së miri interesin e tyre për vendin tonë.

Më tej, ambasadorja u bëri një ekspoze të pranishmëve rreth historisë, traditave dhe kulturës shqiptare si edhe i njohu ata me mundësitë që ofron vendi ynë në fusha të ndryshme.

Gjate eventit nje vemendje te vecante mori promovimi i turizmit në Shqipëri,  dhe pas interesit te shprehur, ambasadorja i ftoi ata të vizitonin Shqipërinë dhe të shijonin nga afër bukuritë natyrore që ofron vendi ynë.

Po ashtu, aktiviteti u shoqërua me gatime, pije dhe muzikë shqiptare, të cilës nuk mund t’i mungonte debutimi i të pranishmëve në kërcimet tona tradicionale. Mes kostumeve dhe veshjeve tradicionale kumbuan fort dhe simbolet kombetare.

Evente te tjera pritet te zhvillohen ne kuader te Promovimit i Shqipërisë, i cili  mbetet një nga prioritetet kryesore te Ambasadës së Shqipërisë në Uashington DC.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.