Kurti kritika Ramës: Takimi i Ohrit, i gabuar dhe i panevojshëm

0
102

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti e quan të gabuar dhe të pashpjegueshme mbajtjen e samitit të Ohrit nga një pjesë e vendeve të rajonit, ku mori pjesë dhe Shqipëria.

PPër mua ishte e gabueshme dhe pashpjegueshme ngutia që medoemos, tani, të mbahet kjo mbledhje në Ohër në kohën kur dihej që Kosova nuk do të marrë pjesë. E dyta, inicativat e këtilla rajonale duhet të llogarisin një gjë thelbësore e ky është reciprociteti i plotë politik, ekonomik dhe tregtar midis Kosovës dhe Serbisë. Pra ccfarëdo inciative në rajon duhet t’i bëjë vendit parimet e reciprocitetit të cilin do ta vendos dhe zbatoj qeveria e re e Republikës së Kosovës dhe unë si kryeministër”, deklaroi Albin Kurti.

Samiti i Ohrit, apo i quajtur ndryshe Mini Schengeni Ballkanit u zhvillua në fundjavë dhe në të morën pjesë  kryeministri Edi Rama, homologun e tij maqedonas Zoran Zaev, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësues të nivelit më të ulët nga Bosnja dhe Mali i Zi.

Kurti tha se takimi i dytë i kësaj nisme nuk ka qenë i nevojshëm të mbahet. “Vala e dytë e këtyre iniciativave rajonale nuk është dashur të mbahet. U mbajt takimi i parë në Novi Sad, u tha që në Ohër do të vijnë të gjithë dhe së pari aty nuk shkoi Kosova, së dyti Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina patën përfaqësim simbolik dhe besoj që në kohën kur spostohet edhe Samiti i Parisit nuk ka pse të mos spostohet për një datë tjetër edhe ky i Ohrit”, tha ai.

Kreu i Vetëvendosjes tha se votimet e fundit në Kosovë i dhanë të drejtë paraimit të reciproritetit me Serbinë. “Edhe LDK edhe Lëvizja VETËVENDOSJE!, edhe z.Osmani edhe unë, pra gjithsej gati 2/3 e votave shqiptarëve të Kosovës kanë qenë për reciprocitet me Serbinë, ky është vullneti i popullit. Vështirë është të gjendet ndonjë gjë tjetër për të cilën ka vullnet aq të madh politik e popullor sikurse për reciprocitetin me Serbinë. Prandaj inciativa të tilla duhet t’ja bëjnë vendin parimit të reciprocitetit, cili është është kriter i shëndosh në marrëdhëniet e mira fqinjësore e bilaterale në përgjithësi. Dhe e treta, si qeveri e re, si kryeministër i ri, unë do të mbledh qeverinë që të diskutojmë këtë gjë, me ministrat, posaçërisht ata të fushës dhe me shoqatat, asociacionet, organizatat dhe me unionet e ndryshme”, tha Albin Kurti./Report TV

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here