Standard.al

Indiferenca shtetërore ndaj politikave të librit. Petrit Ymeri :“Në Europë shkohet me kulturë“

0

Konsideruar si ngjarja më e rëndësishme e vitit, Panairi i 22 i Librit, me 13 nëntor çel dyert në Pallatin e Kongreseve. Megjithëse posteri duket diellor dhe ftues, situata e librit nuk është e tillë.

Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, jep alarmin për situatën e librit në Shqipëri.

“Vëmendja e shtetit ndaj politikave të librit ka rënë ndjeshëm”, tha Ymeri.

“Ne te gjitha librarite ka renie te shitjeve te librave. Pamvaresisht investimeve te bera me keqardhje e them se situata ne shtepite botuese eshte mjaft e veshtire. Ne biblioteken e Tiranes mungojne prej kohesh furnizimet me materiale te reja. E si kjo te mos mjaftonte perballemi edhe  me indiferencen e dukshme te institucioneve shteterore per te ndihmuar sistemin libror. Theksoj se per Bashkine e Tiranes duhet te kete prioritet korsia e librave dhe jo ajo e bicikletave ,pasi kjo esht korsia qe na con drejt Europes“ ,deklaroi Ymeri ne hapje te panairit.

Aktualisht  Shteti shqiptar nuk ka asnjë financim për pasurimin e bibliotekave në të cilat mungojnë masivisht librat dhe nuk furnizohen prej 7 vitesh. Nder faktor te tjere shqetesues shfaqet edhe :

– Rritja e tatimit me 50 për qind të honorarëve e cila dëmton botimin, por shkatërron edhe dekurajon punën krijuese.

– TVSH-ja me 20 për qind në blerje të librit dhe 0 për qind në shitje , e cila sjell rritjen e kostos dhe e shkatërron botimin e librit.

E ndersa pritet reagimi i instancave shtetrore per situaten alarmante te librit ne Shqiperi, vazhdohet me perpjekjet per mbajtjen e panairit te librit nga data 13 deri ne 17 nentor ku do te marrin pjese 100 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.