Bejtja “shigjeton” Ramën: Sjellja e tij nuk ishte dinjitoze ndaj Kosovës, është nervoz për Macronin…

0
121

Analisti i njohur Andi Bejtja komentoi idenë e Minishengenit ballkanik të propozuar nga Vuçiç-Zaev-Rama, tha

Sjellja e Ramës ndaj Kosovës nuk ishte e denjë. Edi Rama kishte thënë më herët që ne kur të dalim jashtë nuk do flasim për liderët shqiptarë. Ndërkohë që dje foli më shumë se ç’i takonte. Kjo do i përkeqësojë edhe më shumë marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë. Edhe Hashim Thaçi që është afër me Edi Ramën ishte kundër kësaj nisme. Për mua kjo është një tezë e vjetër që daton që në kohën e marrëdhënieve me Jugosllavinë, ku ishin titistët shqiptarë, ata që thonin që Shqipëria të bëhet republikë e shtatë e Jugosllavisë dhe më pas të bashkohet me Kosovën dhe më pas të shkëputet. Maqedonia do të jetë përfituesja e vertetë e kësaj nisme. Shengen Ballkanik pa Kosovën nuk ka. Po Kosova ku mbeti. Vetë z. Thaçi që doli kundra foli shumë, Rama është nisur nga një ide naive deliranti, për ti bërë presion Evropës, kryesisht Macronit. Macroni tha që pas Jo-së sonë u fshehën gjysma e vendeve.

Pa Kosovë ky projekt është i dështuar. Unë e shikoj më shumë si një lloj nervozizmi të Ramës ndaj Macronit’, -tha ndër të tjera Bejtja.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here