Standard.al

Analisti Pallaska: Rama i dha Kosovës goditjen më të madhe politike në pesë vitet e fundit

0

 

Analisti politik, Dastid Pallaska, në televizionin “T7” në Prishtinë ka komentuar iniciativën dhe bashkëpunimin ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, për krijimin e një “Mini Schengeni” ballkanik.

Pallaska thotë se Vuçiç po e shfrytëzon Edi Ramën, për ta paraqitur Kosovën si një shtet jo bashkëpunues në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Teksa ka folur për këtë, Pallaska ka përmendur kritikën e Edi Ramës për Kosovën të bërë nga Ohri, ku Rama kishte thënë se Kosova nuk po bashkëpunon për iniciativa që për qëllim kanë bashkëpunimin në mes vendeve të rajonit. “Kjo ishte goditja më e madhe politike për Kosovën në pesë vitet e fundit”, ka thënë Pallaska. Nismën e Ramës me Vuçiqin e kanë kundërshtuar të gjithë krerët e politikës kosovare. Madje kreu i LDK’së, Isa Mustafa, e ka quajtur si një përpjekje për krijimin e një Jugosllavie të re. GazetaExpress

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.