Zbulohet pasuria e deputetes Majlinda Halilaj, që “çmendi” rrjetin me gafat e saj

0
149

Majlinda Halilaj ishte kryefjala e mediave pak ditë më parë, ndërsa fjalimi i saj në Kuvend bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Deputetja e cila qendron e ulur në karrigen e Lulzim Bashës hasi vështirësi në leximin e asaj që kishte në letër, teksa mbante fjalimin e parë në Kuvend. Deputetja e re thuajse e kishte të pamundur të lexonte si duhej fjalën “korporatë”.

Vëmendje tërhoqi po ashtu edhe CV-ja e saj ku deklaronte se kishte përfunduar shkollimin e lartë pa asnjë detaj më tepër.

Mirëpo, deputetja duket se di të tërheqë gjithnjë vëmendje. Në deklarimet e pasurisë të publikuara sot nga Open Data Albania, të deputetëve të opozitës të cilët pranuan mandatet, bie në sy deklarimi i Halilajt, që duket se është më e varfra në Kuvend.

Deputetja ka deklaruar se është pronare e vetëm një makine “Mercedes Benz” në vlerën 6 000 Euro të përfituar si dhuratë nga babai i saj në mars të vitit 2018 dhe nuk zotëron asnjë lloj pasurie tjetër./abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here