Shengeni Ballkanik, Mustafa i përgjigjet Ramës: Nuk ja uroj askujt ta provoj Jugosllavinë

0
99

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa u është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama në Ohër për krijimin e Mini-Schengenit Ballkanik.

Mustafa thotë se s’dëshiron ta shohë më askënd duke përjetuar edhe një herë Jugosllavinë.

“Ne që e kemi përjetuar Jugosllavinë nuk dëshirojmë ta përjetojmë edhe njëherë. Edhe atyre që nuk e kanë përjetuar, nuk ua dëshirojmë”, shprehet ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. 

“I kam shprehur qendrimet e mia dhe te LDK-së në postimin tim lidhur Mini-shengenin dhe Mini-jugosllavët”, shton Mustafa.

Kryetari i LDK-së është shprehur edhe më herët se nuk e përkrah një mini-shengen ashtu siç nuk e ka përkrahur ndryshimin e kufijve ndërmjet me Serbinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here