Cikloni i frikshëm/ 20 persona humbin jetën, mbi 2 milionë të tjerë mbetën pa shtëpi

0
148

Një ngjarje tragjike është regjistrauar në Indi dhe Bangladesh, pasi cikloni “Bulbul” u ka marrë jetën 20 personave duke shkaktuar dhe një katastrofë të vërtetë natyrore dhe njerëzore.

Shpejtësia me 120 km/h shkatërroi rreth 4 mijë banesa prej baltë si dhe ka lënë jashtë shtëpive mbi 2 milionë njerëz. Sipas mediave të huaja, 8 persona u gjetën të vdekur në rajonin e Bengalit Perëndimor, ndërsa 2 të tjerë humbën jetën në shtetin e Odishas në Indi. Në Bangladesh, cikloni u ka marrë jetën 10 personave.

Ciklonet janë një fenomen i shpeshtë në Indi dhe Bangladesh. Cikloni më vdekjeprurës gjatë këtyre viteve ka qenë i quajturi ‘’Fani’’, i cili në muajin të këtij viti u mori jetën 89 personave

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here