Takimi i Ohrit/ Shpërthen Berisha: Serbomadhi Vuçiç po krijon Jugosllavinë e Re me ndihmën e Ramës

0
98

Takimi i sotëm në Ohër, mes kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev dhe presidentit serb Alekandar Vuçiç, në kuadër të të ashtuquajturit “Shengeni Ballkanik”, për ish kryeministrin Sali Berisha është sukses i kreut të shtetit në Beograd për krijimin e Jugosllavisë së Re.

Reagimi i plotë i Berishës:

Takimi i Ohrit, sukses i serbomadhit Vuçiçit në krijimin e Jugosllavisë së Re me ndihmën e Zografit Bis!

Miq, me paktin e Nishit, ne nje akt perçares antikombetar Zografi Bis perseriti pike per pike paktin Tito – Enver te bashkimit doganor ne kuadrin e shnderrimit te Shqiperise ne republike te 7-te te Jugosllavise. Burime shume te sigurta dipllomatike kane informuar se serbomadhi Vuçiç ne Nish kishte rene dakord me Zografin Bis per perjashtimin e Kosoves nga Pakti i Nishit dhe lobimin nga Beogradi prane Elize-se per çbllokimin nga Franca te hapjes se negociatave per Shqiperine. Mirepo ajo qe mbetet e qarte si kristali eshte se edhe takimin e Ohrit, Vuçiç e perdori per te paraqitur veten si udheheqes i rajonit dhe Zografin Bis dhe Zaevin si vasal te tij, te cilet de fakto por edhe de juro mbeshtesin krijimin e Jugosllavise se Re.

Denoj me ashpersine me te madhe politiken dhe qendrimin antikombetar te Zografit bis shnderruar tashme ne vegel te hapur te serbomadhit Vuçiç si dhe takimet perçarese trilaterale ne funksion te krijimit te Jugosllavise se Re.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here