Standard.al

Vokshi nxjerr ‘bllof’ Veliajn: Çështja është në Apel, bëri shfaqjen e radhës propagandistike… u tall me nxënësit!!

0

Nga Albana Vokshi:

Erjon Veliaj mashtron përsëri. Erjon Veliaj gënjen për dëmshpërblimin nga gjyqi. Çështja është në apel (foto bashkangjitur), ndaj edhe nuk ka marrë asnjë qindarkë nga unë.

Mund të ketë përdorur para nga taksat tona apo para korrupsioni për të bërë shfaqjen e radhës propagandistike duke u tallur me nxënës e mësues, për të shpërndarë më pas në media, titrat e gatshme të shkruara në zyrën e tij në bashki.

Meqënëse nga unë e kolegët e mi opozitarë Veliaj nuk ka marrë asnjë qindarkë, ai sot të bëjë transparence e të tregoje nga cilat fonde i ka blerë apo kush ja ka financuar kompjuterat që shpërndan nëpër shkolla?

E nëse ka fonde mjaftueshëm, do t’i sugjeroja t’ja dhurojë ato familjes së Ardit Gjoklajt.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.