Si degradoi projekti 1 miliardë euro nga 7 projekte të mëdha në tre rrugë me dy korsi…

0
129

Projekti i “1 miliardë euro“ (One Billion) i PPP-ve që u prezantua më bujë në fillim të vitit që shkoi parashikonte ndërtimin e së paku 7 projekteve të mëdha të infrastrukturës, por tani pas dy vitesh ka degjeneruar në vetëm tre – katër projekte të vogla, shumica rrugë me dy korsi, të cilat zënë gati 80 për qind të paketës fillestarë të qeverisë dhe për tepër nuk përfaqësojnë prioritetet infrastrukturore, që do të rrisnin produktivitetin në ekonomi, që ishin të përfshira fillimisht.

Kosto e tre rrugëve (Arbri, Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat) ka arritur aktualisht në 98 miliardë lekë (rreth 780 milionë euro), me një rritje prej 118%, ose 420 milionë euro më shumë, në krahasim me parashikimin fileestar kur u prezantuar projekti “1 miliardë euro” (shiko tabelën: “Kosto totale e tre projekteve të rrugëve në zbatim”)

Paketa “One billion”

Në mes të vitit 2018 Ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës përpiluan projektet e paketës “One Bilion” me vlerë 148 miliardë lekë. Projekti i parë në listë ishte ndërtimi i shkollave në Tiranë me vlerë 6,1 miliardë lekë.

Projekti i dytë ishte financimi i një spitali rajonal në Fier, me financim 9,4 miliardë lekë. Më tej, 140 miliardë lekë do të angazhoheshin në ndërtimin e segmenteve të infrastrukturës rrugore, konkretisht:

-Ndërtimi i aksit Tiranë-Thumanë-Vorë, pjesë e boshtit të qendrës, u bë pjesë e paketës fillestare me koncesion kundrejt vlerës së financimit 34 miliardë lekë. Pjesa e dytë e këtij segmenti, ndërtimi i rrugës, Kashar – Rrogozhinë do të ndërtohej kundrejt vlerës 41 miliardë lekë (projekti aktualisht është pezull).

-Ndërtimi i rrugës Milot-Balldren është ofruar për koncesion PPP kundrejt një financimi nga buxheti i shtetit 14.2 miliardë lekë.

-Nëpërmjet kësaj forme ishte programuar të financohet edhe projekti i tretë segmenti Orikum – Himarë, me vlerë 17 miliardë lekë.

-Projekti i katërt në program ishte përfshirë edhe Rruga e Arbrit, me financim 24 miliardë lekë.

Sipas skemës që zbardhi ministri i Financave në atë kohë, Arben Ahmetaj, sipërmarrësit që do të bëhen pjesë e realizimit të këtyre investimeve, duhet të financonin 20% të vlerës së projektit nga kapitalet e veta. Ministria shpjegoi se buxheti i shtetit do të niste të shlyente investitorët, vetëm pasi të jetë bërë 50% e investimit, por këto detaje do të sqaroheshin në kontratat individuale që do të lidhen për secilin nga projektet. Nga ana tjetër, qeveria synon të shlyejë kompanitë gjatë një periudhe 10-15-vjeçare.

Nuk kanë kaluar as dy vite nga prezantimi i kësaj paketë dhe qeveria ka ndryshuar tërësisht paketën “1 miliardë euro”, duke hequr projektet e rëndësishme dhe duke fryrë projektet e mbetura.

Tashmë pjesë paketës “1 miliardë euro” është rruga e Arbrit, kostot e së cilës arritën nga 24 miliardë lekë të programuara, nga Ministria e Infrastrukturës, fillimisht, në 58 miliardë lekë sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Financave të azhurnuara në tabelën e koncesioneve që shoqëron projektbuxhetin e vitit 2010.

Shuma është 45% më e lartë sesa oferta zyrtare e kompanisë që ishte 33.6 mld lekë pas TVSH (40 mld lekë me TVSH) dhe nuk ka asnjë transparencë për këtë vlerë të re.https://www.monitor.al/qeveria-rrit-me-45-financimin-per-ppp-ne-e-rruges-se-arbrit-e-con-ne-460-mln-euro/

Nga projektet fillestare të 1 miliardë është edhe aksi Milot-Balldren i cili nga 14 miliardë lekë në paketën fillestare, ka arritur aktualisht në 29 miliardë lekë.

Kontrata u rinegociua pa garë, duke përfshirë dhe interesat, një praktikë e panjohur më parë. https://www.monitor.al/rruga-milot-ballden-kosto-sa-dyfishi-nese-qeveria-do-e-ndertonte-vete-si-u-rinegociuan-interesat-pa-gare/

Nga projektet fillestare është zbatuar gjysma e segmentit të rrugës Orikum -Dukat, pjesë e aksit Orikum -Himarë me vlerë 9 miliardë lekë, nga 6.2 miliardë lekë fillimisht.

Paketa aktuale 1 miliardë aktualisht nuk ka programuar boshtin e qendrës, rrugën Thumanë – Kashar 24 miliardë lekë dhe Kashar -Rrogozhinë me vlerë 41 miliardë lekë. Më herët këtë vit qeveria e anuloi koncesionin e Kashar-Rrogozhinë që u fitua nga kompania Gener 2 me arsyetimin se fondet do të devijoheshin për Paktin me Universitetin.

“Monitor”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here