Shtrëngata në disa qarqe dhe rrezik për përmbytje? Ja surprizat e motit…

0
110

E premte, 8 nëntor 2019. Parashikimi sipas IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

RESHJET

(e premte, dt.08) priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër por mesatare në qarqet e tjera.

Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u zvogëluar gjatë fundit të ditës së sotme dhe ditën e nesërme.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET:

Ditën e nesërme (e premte dt. 08) ky rrezik do të zvogëlohet ndjeshëm. Në pjesën e basenit Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës ka patur reshje të dobëta dhe shumë më të ulëta se ato të parashikuara.

Për arsye të uljes së rrezikut nga përmbytjet lumore është hequr paralajmërimi nga këto përmbytje për ditët e ardhshme.

Në të gjithë territorin, lumenjtë kryesorë do të kenë prurje të larta, por nuk ka rrezik nga përmbytjet ose dalje të lumenjve nga shtrati.

TEMPERATURAT

(e premte, dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 19 °C

në vendet e ulëta: 13 / 18 °C

në vendet malore: 9 / 14 °C

ERA

nesër (e premte, dt.08) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here