Standard.al

Shpërthim i fuqishëm në një minierë, rreth 35 punëtorë të bllokuar 700 metra nën tokë…

0

Një shpërthim në një minierë në qytetin lindor gjerman Teutschenthal ka lënë të plagosur të paktën dy persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportojnë se të plagosurit, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, janë dërguar në një spital për trajtim. Ndërkohë, rreth 35 punëtorë janë vendosur në një zonë të sigurtë rreth 700 metra nën tokë.

Një grup i madh i punëtorëve të shpëtimit u dërguan në vendngjarje, pas një thirrjeje emergjente mëngjesin e sotëm. Sipas ndërmarrjes së minierave, rreth 100 persona punojnë në minierën në qytetin Teutschenthal.

Miniera fillimisht u mbyll në vitin 1982, por më vonë gjatë 15 viteve të fundit u rimodelua. Sot, kjo minierë është një bazë me një hapësirë prej 14 kilometra katrorë, ku hidhen mbeturinat minerale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.