Standard.al

Rraja-Bashës: “Do shihemi në zgjedhje”/ Kreu i PD: Rama ua ka lënë pushtetin Rrajave, por do ta shohë ai dhe soji i tij!!!

0

Gjatë turit të tij me të rinjtë në Krujë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nuk ka lënë pa përmendur edhe djalin e deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rrajën i cili u përfshi një vit më parë në skandalin “Xhisiela”, pasi kjo e fundit e kishte akuzuar në polici se Rraja ka abuzuar me të.

“Rama ia ka lënë pushtetin në dorë Rrajave, ata bëjnë gjithçka, dhe kur vijnë zgjedhjet del Rraja dhe më thotë “do shihemi në zgjedhje”. Unë dua t’i them sot atij, do ta shohësh ti, dhe gjithë soji e sorollopi yt. Kjo betejë nuk bëhet për Bashën, por për të gjithë shqiptarët, dhe mjerë ata që kësaj rradhe do guxojnë të prekin votën e shqiptarëve,” deklaroi Basha. Kujtojmë se Rexhep Rraja sfidoi kryedemokratin një vit më parë pas daljes nga Gjykata e Krujës, duke i thënë që ‘’Lulzim Basha ta provojë në votime”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.