Premtimi u mbajt/ Alvin i lumtur as nuk ka fjetur duke pritur takimin me familjarët…

0
107

Doktoresha, pjesë e Kryqit të Kuq Italian që mori pjesë në operacionin për shpëtimin e Alvinit tha se për 11-vjeçarin tani po fillon një jetë e re, ndërsa tregoi edhe rrugëtimin derisa u nxor nga kampi.

“Ai është një kamp për jetimët, por Alvini nuk është ashtu, pasi ai ka babanë. Më në fund Alvini u largua nga kampi, arriti në Damask dhe Bejrut. Alvini ishte i buzëqeshur pavarësisht vështirësive.

Nuk flet më italisht, pak shqip, por mendoj se do ta rikuperojë, pasi familja e tij jeton në Itali. Ai kishte besim te ne, se nuk pati në asnjë moment rezistencë.

Qëndruam në hotel, ka ngrënë patatina, ka luajtur me telefon, ka qenë shumë i lëvizshëm, tani fillon jeta e tij e re, nuk mendoj se do të jetë e thjeshtë. Alvini nuk donte të flinte, donte të luante. Sot mbajtëm premtimin, që ibabait të tij i thamë se do ta sillnim në shtëp tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here