Standard.al

Padia ndaj Bashës, Manjani ‘shigjeton’ Ramën: Tenderi i unazës së re fallsifikohet paq, pse nuk ngacmohet asnjë rilindas??!

0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për padinë ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe zyrtarëve të tjerët të PD-së.

Postimi i Ylli Manjanit në Facebook:

“Vula e Partisë Demokratike na qenka falsifikuar. Edhe nëse është e vërtetë, publikut as i hyn gjë në xhep e as i intereson. Por, për këtë kryetari Partisë merret i pandehur a thua se është shefi i protokollit të partisë.

Tenderi i unazës së re, paratë e të cilit janë publike, fallsifikohet paq. E çfarë vlere? 18 Milionë Euro!!! Por asnjë rilindas (nuk po themi i madhi fare) nuk ngacmohet fare. As sekretaria e tenderit.

Drejtësi, jo shaka! E pavarur fare! Duket qartë pavarësia… Nejse, rilindasit duhet të fillojnë të mësohen se çfarë u kanë bërë kundërshtarëve do t’ua bëjnë edhe ata. Të njëjtët prokurorë që sot u shërbejnë, do ti kenë nesër përballë si akuzatorë. Apo s’ka material për akuza! Pa fund.

Është e pashmangshme… Të na rrojë Reforma e pavarur për drejtësi të pavarur!”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.