Standard.al

Një plagë e re papunësie…/ ‘Mbyllin fabrikën me 800 punëtorë, Gjici dhe kryegjykatësi festojnë me këngë dhe puro’

0

Një plagë e re papunësie dhe fukarallëku i është shtuar qytetit më varfër të vendit, Kukësit. 800 punëtorë të fabrikës së pasurimit të kromit në Kalimash janë nxjerrë në rrugë.

Kryebashkiaku i emëruar më 30 Qershor, Safet Gjici, qëndron në prapaskenën  e kësaj drame për 800 familje kuksiane, fatkeqësisht, në bashkëpunim me kryetarin Gjykatës Isuf Shehun, njeriun tek i cili këta punëtorë shpresonin të gjenin të drejtën.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka denoncuar me forcë sot këtë padrejtësi duke i drejtuar gishtin e akuzës, kryebashkiakut Safet Gjici.

“Mbyllet fabrika me 800 punëtorë nga Gjici i bankave të vjedhura me rojet e tij. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital,” shkruan Berisha në Fb.

Që nga data 1.11 2019, ndalon puna në fabrikën e pasurimit të kromit në Kalimash. Mbi 800 punëtorë të fabrikës dhe galerive të kromit, pa punë!  Pushteti lokal i emëruar i Rilindjes, shkaktar i këtij skandali!

Kompania i është drejtuar Gjykatës së Kukësit, ndërkohë kryetari i Gjykatës, Isuf Shehu, feston çdo ditë me këngë e me puro me Safetin! Ja po te nis disa foto.
Të përshëndes me shumë nderime

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.