Ndotja nga fabrikat e çimentos, Basha: S’është marrë asnjë masë përveç aksioneve propagandistike…

0
143

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Kruja ku pati një bashkëbisedim me të rinjtë, i pyetur edhe për ndotjen e ambjentit nga fabrikat e çimentos, kujtoi premtimin e pambajtur të Edi Ramës për guroret dhe ndotësit e tjerë të mjedisit atje.

“Fatkeqësisht asnjë masë nuk është marrë. Ju e shikoni, bëhen aksione propagandistike, goditen disa që nuk paguajnë rryshfetet dhe gjobat, ndërkohë që ambjenti mbetet i ndotur. Teknologjia për ta ndalur ndotjen ekziston. Kjo ka një kosto, por zyrtarët marrin rryshfet. Këtë nga përvoja ime në Elbasan dhe qytetarët vazhdojnë të helmohen.

Cili është mekanizimi për ta ndalur? Nëse qeveritari premton se do ta ndalë ndotjen dhe nuk e ndal, ju të keni fuqi ta shkarkoni. Pikërisht, këtë mekanizëm ka shkatërruar Edi Rama se nuk jua ka dhënë fuqinë ju, por ia ka dhënë kriminelëve, ia ka dhënë Tur Bushëve me shokë, ia ka dhënë Rrajave dhe ata bëjnë ligjin. Ata marrin rryshfetet, bëjnë proteksionin, bëjnë gjithçka dhe kur vjen dita e zgjedhjeve, del ai bukuroshi atje dhe thotë “ta shohë Lulzim Basha, kur të vijnë zgjedhjet”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here