Standard.al

Adhurimi për kriminelët e djeshëm si kashirllëk ndaj vuajtjeve të një kombi dhe vizion i pastër antievropian…

0

Nga Ndricim Mehmeti
Në prag të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, duhet ta pranojmë se ishte një gjetje e zgjuar, publikimi i fotove të martirëve të fesë, në bulevardin kryesor të kryeqytetit. Njerëz që i dinin historitë e tyre, ata që nuk e dinin, e në veçanti të rinjtë, kishin se çfarë të mësonin dhe njëkohësisht, ne kishim me çfarë i prezantoheshim Papës. Në një këndvështrim më të gjerë, kujtoheshin edhe njëherë viktimat e sistemit më famëkeq, diktaturës komuniste në Shqipëri. Po siç çdo gjë që ngjet me këtë qeveri, pllaka u kthye tërësisht, tani në muajin nëntor. Nëntori i 2019, të kujton pa asnjë dyshim, nëntorin e kuq, që shpallte Partia e Punës, në 50 vitet e sundimit të saj. Ndërkaq, që tani në shoqërinë ne lirë nga diktatura, ne nderojmë kriminelë lufte të Luftës së Dytë Botërore dhe më pas të periudhës së sistemit komunist, si martirë, si njerëz që luftuan për demokracinë.
A është kjo thjesht një manovër elektorale, apo është një adhurim që pushteti i sotëm ka për krimin?
Në një analizë të thjeshtë është e dyta. Pushteti i sotëm e ka treguar veten, se ka shumë nevojë për krimin, bashkëjeton me të dhe e ka si ushqimin më të mirë, për të qëndruar në një kohë sa më të gjatë, sipas mendjes së tyre. Nuk ka asnjë shtet në Evropë, që ka kaluar periudhën komuniste dhe sot në vit 2019, të ketë për kryetar të parlamentit, ministrin e fundit të sigurimit të shtetit. Nuk ka asnjë vend sot që të ketë, ministra, drejtues të rëndësishëm të agjencive shtetërore, madje edhe vetuesit e drejtësisë së re, janë nipër, mbesa, bijë, bija të ish-hierarkëve më të lartë të Partisë së Punës, njerëz që me firmosjen e dokumenteve, vendimet e marra personalisht apo kolegjialisht, kanë përgjegjësi direkte, për vuajtjet, internimet, burgosjet, denigrimet e mijëra e mijëra familjeve shqiptare, prej vitit 1945 (e madje edhe me parë) e deri në vitin 1990. E majta në pushtet ka një pasion të veçantë jo për luftën, jo për heroizmin e partizanëve, por thjesht për mënyrën sesi ndenjën aq gjatë në pushtet. Madje ata mund ti kenë zili paraardhësit e tyre biologjik dhe shpirtëror, si mundën ta zgjasin kaq shumë sundimin? Çfarë metodash përdorën? A janë edhe këta pasardhësit e tyre po aq të aftë sa etërit e tyre? A mund ta bëjnë edhe këta të njëjtën gjë, edhe pse sot jemi në të ashtuquajturën shoqëri pluraliste e demokratike? Nuk është e rastit, që në merr të nderimit të dëshmorëve, një kryetar bashkie vesh me shall të kuq fëmijët dhe i çon ën varreza e i mban me orë të tëra, duke nderuar me grusht, simbol i komunizmit. Në një vend normal, kryetari i bashkisë do të largohej nga posti dhe do të shkonte përpara prokurorisë, për keqtrajtim të fëmijëve. Jemi në Shqipëri dhe kjo quhet normale. Nostalgjikë, injorantë, njerëz mediokër, rrëmbejnë foto e buste që kanë në shtëpi e pozojnë me deputetë, kryetar bashkie, prefektë, në ditën e çlirimit të qytetit apo krijimit të brigadave partizane. Qeveritarët, vendor a qendror së bashku me ligjvënësit, u shkon buza vesh më vesh. Dhe kjo gjoja në emër të përkujtimit të lirisë, madje të vlerave të larta evropiane.
Po a është nderimi për kriminelët e djeshëm një vlerë apo antivlerë evropiane?
Evropa ka me dhjetëra akte, rezoluta, diskutime, libra dhe tekste shkollore, që i kushtojnë një rëndësi shumë të madhe, njohjes me krimet e komunizmit dhe ato të fashizmit e nazizmit. Nuk mund të p[ajtohet ansjë evropian me faktin se zëvendëskryeministri i një vendi që aspiron të shkojë në Evropë, si Shqipëria, të dali me shall të kuq, e të deklarojë, se: Edhe ne si ju dje kemi armiq, që nuk duan të na shohin brenda familjes së tyre. Pra Franca, Holanda, Danimarka e vende të tjera, që kundërshtuan apo ishin skeptike, për çeljen e negociatave me Shqipërinë, janë njësoj me Italinë dhe Gjermaninë e viteve të Luftës së Dytë Botërore? Është e vështirë që një evropian të konceptoj, dyfytyrësinë dhe kundërshtinë e madhe brenda pak muajve: Në të njëjtin bulevard ku u shfaqën fotot e martirëve të diktaturës, tashmë nderohen xhelatët, arkitektët, pjesëmarrësit, kriminelët e veshur me pushtet në kohën e diktaturës. Pra ne duhet të kemi të njëjtin vlerësim, për viktimën dhe xhelatin, të njëjtin nderim, për njerëzit që ju privua liria, ju hoq dhe ju mor padrejtë gjëja më e shtrenjtë jeta, me njer3zit që janë përgjegjës, për të gjitha padrejtësitë në kurriz të klerit shqiptar, intelektualëve dhe madje edhe njerëzve të thjeshtë? Jo. Kjo nuk ndodh në ndonjë vend. Nuk vlerësohet njësoj Musolini me Alçide De Gasprin, Hitleri me Konrad Adenahuer, Franko me De Golin, e plot shembuj të tjerë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë të njëjtin vlerësim në Çeki, si për udhëheqësit komunist ashtu edhe për Havelin, sikurse nuk respektohet në Poloni njësoj Les Valesa dhe Gjenerali Jaruzelski. Dhe ne ende duhet të besojmë se partizanët kishin vizion perëndimor, se na mbajtën në Evropë, se ishin ata që na bënë pjesë të koalicionit fitues? Për kë koalicion flasim? Për ShBA e Anglinë, që partizanët dhe udhëheqësi i tyre Hoxha, mburrej se i shante që në 1943 dhe se për të miku dhe aleati më i madh gjendje një njeri që nuk e kishte njohur fare, por që e cilësonte heroin e Luftës së Dytë Botërore, Stalinin. Glorifikimi i rolit të Stalinit, ka qenë është një tjetër naivitet, etje për pushtet, mungesë vizioni e ligësi, që mund të behet vetëm nga njerëz, që adhurojnë deri në verbëri komunizmin dhe socializmin. Për rolin e tub madhit Stalin, mjafton të kujtojmë fjalët e një protagonizmi të madh të kohës Sir Uinston Çërçill: Lufta është kryesisht një listë gabimesh, por zor se historia njeh gabime të tilla, si ato që bënë Stalini dhe udhëheqësit komunistë, kur i nënvlerësuan mundësitë që u hapeshin në Ballkan dhe prisnin me indiferentizëm sulmin ose ishin të paaftë për të kuptuar tërë dramacitetin e situatës. Pra vlerat evropiane dhe ato demokratike, të Luftës së Dytë Botërore, nuk ja dhënë partizanët komunistë, të cilët edhe pse aktiv, sidoqoftë nuk arritën të bëhen forcë imponuese në vendet më të rëndësishme që vërtet u përballën me forcën e nazizmit, me përjashtim të Lindjes dhe këtu, vetëm pas ndërhyrjes brutale të Stalinit dhe ushtrisë së kuqe. Kështu pra që e kemi të vështirë të besojmë edhe versionin se partizanët dhe Lufta e Dytë Botërore, na shërbyen për të nxjerrë në pah vlerat evropiane dhe në këtë mënyrë ejani ta nderojmë pa kushte. Secili regjimi që u vendos pas 1945, dhe sesa shërbeu lufta partizane, për vlerat evropiane në Shqipëri, kjo tanimë dihet. Atëherë përse duhet të nderojmë kriminelët e djeshëm, e të vendosim fotot e tyre në mes të bulevardit të kryeqytetit
Sepse pushtetarët e sotëm, që në pjesë të tyre janë pasardhësit biologjik, të hierarkëve komunist, janë sot aty, këmbëkryq në krye të odës dhe na përcjellin mesazhin e qartë: Hë çfarë na bëtë. Kujtuat se fara jonë humbi? Na hëngrët m…. . Ja ku jemi përsëri në krye të vendit duke ju zhvatur, tallur, e dhunuar çdo ditë. Ne ishim, ne jem përsëri dhe ju nuk na bëni dot asgjë veçse

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.