‘VAR-i është një m**, zhdukeni’! Trajneri shpërthen pas dramës në minutat e fundit në Champions

0
127

Dinamo Zagreb barazoi 3-3 me Shakhtar Donetsk, në sfidën më të çmendur të javës së katërt të fazës së grupeve në Champions League.

Kroatët po udhëhiqnin me shifrat 3-1 deri në minutën e 93-të, kur Moraes shkurtoi diferencën ndërsa në minutën e 98-të ndodhi e paimagjinueshmja, pasi Tete barazoi nga pika e bardhë, duke tronditur Dinamon.

Pikërisht goli i barazimit, i shënuar nga 11-metërshi, u kontestua shumë, pasi u akordua me VAR. Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Dinamos, Nenad Bjelica shpërtheu në ofendime ndaj sistemit të teknologjisë e cila po sjell shumë polemika.

“VAR-i është një m*t! Hiqeni, është diçka që ta shpif dhe zhduk emocionet e lojës. E kthen çdo gjë në cirk dhe nuk ndihmon për asgjë”, përfundoi Bjelica.

https://youtu.be/RLBn9UjgH0A

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here