‘T’i kthejmë shpresën çdo shqiptari’/ Basha takohet sot me qytetarët në Vlorë

0
156

Në ditë e tij të katërt të turit nëpër Shqipëri, kryetari i opozitës Lulzim Basha do të shkojë në Vlorë. Vetë Basha e ka njoftuar këtë sot, se Rrugëtimi për Shqipërinë do të vazhdojë sot në orën 17: në Vlorë. Bashkëbisedimi me të rinjtë dhe te rejat në veçanti, do të mbahet në bar “Holiday” pranë xhamisë.

Tre ditë më parë, Basha ka zhvilluar takime në Elbasan, Korçë dhe Shkodër. Dje në Shkodër, kreu i opozitës tha: “Ajo që më ka motivuar për të hyrë në politikë, është padrejtësia që kam parë dhe hasur. Të dashur të rinj e të reja, është koha të bëhemi bashkë për t’i dhënë fund këtyre padrejtësive! Le të bëhemi bashkë e t’i kthejmë shpresën njëri tjetrit dhe çdo shqiptari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here