Tërhiqet Roza Lati/ Më vjen keq për të gjithë ata që vlerësonin prezencën time…

0
271

Moderatorja Roza Lati ka rrëfyer se së fundmi është fyer nga disa persona që frekuentonin lokalin e saj të preferuar në kryeqytet dhe si rrjedhojë ka marrë vendimin për të mos shkelur më në ambientet e tij.
Ajo ka publikuar në “Instagram” disa fotografi të realizuara nga lokali në fjalë, ndërkohë që bën me dije edhe rastin.
“Mendoj se është e nevojshme t’ju vë në dijeni që këtej e tutje nuk do më shihni më në lokalin e natës që shkoja gjithmonë. Më vjen keq për të gjithë ata që vlerësonin prezencën time në atë lokal. Bashkë do shihemi në ambiente më me klas dhe me vlerë. Për arsye të mosrespektimit të rregullave për klientelën që pranojnë brenda dhe fyerjes kundrejt figurës sime, unë jam tërhequr”-ka shkruar Roza Lati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here