‘Shifrat e BB janë alarmante’/ Tabaku: Qeveria Rama më e korruptuara, situatë e papërballueshme për bizneset

0
106

PD ka reaguar përmes ish deputetes Jorida Tabaku lidhur me sondazhin e fundit te Bankës Botërore lidhur me korrupsionin në vend.

Sondazhi i fundit i Bankës Botërore është një tjetër këmbanë që i kujton qeverisë shqiptare se si koha e saj në pushtet ka prodhuar korrupsionin më të pamenduar ndër shqiptarë. Janë 36,1% e bizneseve shqiptare që ankohen se korrupsioni është kthyer në oksigjenin e jetës së administratës publike tatimore dhe qeverisëse. Qeveria Rama që erdhi në pushtet me parrullën e luftës kundër korrupsionit sot gjendet në bankën e të akuzuarve të biznesit si qeveria edhe më e korruptuar. Kjo situatë po bëhet e papërballueshme për bizneset.

Kjo qeverisje ku duhet patjetër o të paguash o mbyllesh, o të paguash ose nuk ekziston duhet të marrë fund.

Partia Demokratike do t’u ofrojë bizneseve jo vetëm taksa më të ulëta, por treg të lirë e të konkurueshëm, duke u dhënë mundësinë që kohën e shenjtë të punës dhe biznesit mos ta kalojnë duke llogaritur gjobat për ofiqarët e tatimeve dhe as duke paguar kafet e qeveritarëve për tendera.

Nuk do të ketë më asnjë zyrtar a taksidar në zyrat e biznesit, ku pulla fiskale do të bëjë të mundur që askush të mos i bjerë dyerve të biznesit!

Ne besojmë tek konkurenca e lirë dhe tek tregu i lirë.

Ne besojmë tek puna dhe ka ardhur koha t’i japim frymë biznesit, të heqim çdo barrë e barrierë që kjo qeveri ka vendosur, dhe ta kthejmë Shqipërinë në qendrën e biznesit dhe investimeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here