“Mos fol për ëndrra”, drejtuesi i PSG-së ‘shpërthen’ ndaj deklaratës së Zidane…

0
98

Paris Saint-Germain nuk i ka pritur mirë komentet e trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, për yllin parisien Kylian Mbappe, duke i bërë thirrje trajnerit francez të mos e destabilizojë 20-vjeçarin.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, u pyet për komentet e Zidanit pas fitores së skuadrës së tij kundër Club Brugge të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

“Ishin komente bezdisëse. Nuk është koha të flitet për ëndrra dhe gjëra të tilla. Nuk të ndalohet kjo. Mbappe është lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe nuk është momenti për ta destabilizuar atë”, tha Leonardo për komentet e Zidane.

Ditë më parë, Zidane tha se Kylian Mbappe ëndërron të luajë për Real Madridin, gjë që nuk i ka pëlqyer drejtuesve të PSG-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here