Standard.al

‘Lirimin e Alvinit mund ta përdorë Asadi’/ AP zbardh prapaskenat gjeo-politike

0

Lirimi i Alvinit nga një kamp sirian ka ndezur betejën e zakonshme për marrjen e meritave mbi operacionin e udhëhequr nga një njësi speciale italiane.

Por mediat amerikane e vënë fokusin tek një panorama akoma më e madhe gjeo-politike.

Associated Press, në një shkrim të publikuar nga gazetat më të mëdha në SHBA, shkruan se 11-vjeçari, i cili kishte mbetur vetëm në kampin Al Hol pas vdekjes së mamasë, kishte tërhequr mbi vete vëmendjen e opinionit publik pas një emisioni televiziv.

Por, ishte ndryshimi i situatës strategjike në verilindje të Sirisë, që e mundësoi krijimin e korridorit për shpëtimin e Alvinit.

“Evakuiimi erdhi pas ndryshimit të panoramës strategjike në verilindje të Sirisë. Forcat e drejtuara nga kurdët, që kontrollojnë kampin, janë afruar kohët e fundit me qeverinë siriane, pasi ata u braktisën nga SHBA pas viteve luftë së bashku kundër ISIS.

Pikërisht ky ndryshim hapi rrugën për lirimin e djalit të mërkurën. Prandaj ai fluturoi në shoqërinë e Gjysmëhënës së Kuqe nga qyteti Qamishli drejt kryeqytetit sirian, Damask, në vend që të udhëtonte drejt Irakut verior”.

Në këtë kamp jetojnë 70 mijë persona. Por pak prej tyre kanë arritur të rikthehen në vendet e tyre si në Francë, Rusi apo Australi. Megjithatë, rasti i Alvinit ishte i pari që u lehtësua nga Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe.

Françesca Rocca nga kjo organizatë tha se ky është një lajm pozitiv, por në parim mbetet vetëm një pikë në oqeanin e vuajtjeve.

AP shkruan se ekziston frika që lirimin e Alvinit ta përdorë edhe sundimtari sirian, Bashar al Asad.

“Lidhja me Asadin ka shtuar mundësinë që presidenti i Sirisë të mund ta përdorë lirimin e djalit për kapital politik dhe për një fushatë marrëdhëniesh me publikun. Një numër vendesh europiane kanë hezituar që të lejojnë ish-anëtarët e ISIS ose të afërmit e tyre që të kthehen- por presioni i madh i publikut ka bërë një përjashtim për rastin e Alvinit”, shkruan agjencia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.