‘Ktheni menjëherë mbrapsht shqiptarët’/ Aeroporti merr urdhër…

0
126

Azilkërkuesit shqiptarë po kthehen në problem për Irlandën

Nga Tom Brady, INDEPENDENT

Zyrtarët e emigracionit në Aeroportin e Dublinit janë urdhëruar që të mbajnë një qëndrim më të fortë në trajtimin e azilkërkuesve mashtrues nga Shqipëria.

Të dhënat jozyrtare tregojnë se numri i pretendentëve nga Shqipëria, që udhëtojnë me dokumente identiteti false, ka arritur në nivele deri 10 në ditë në këtë aeroport gjatë muajve të fundit.

Nëse zyrtarët mendojnë se dokumentet janë false, ata do vendosen në fluturimin e radhës sërish prej nga kanë ardhur.

Sipas Konventës së Dublinit, personat që kërkojnë azil brenda BE-së duhet të bëjnë aplikimin aty ku janë ulur për herë të parë.

Por shumë prej tyre vijnë në Dublin nga fluturime prej vendeve të tjera të BE-së.

Departamenti i Drejtësisë tha mbrëmë se çdo person që ishte refuzuar, ishte vlerësuar sipas meritave personale, duke marrë në konsidetarë të gjithë informacionet përkatëse në atë kohë. ‘Objektet e interpretimit janë në dispozicion, siç kërkohet’.

“Në të gjitha rastet, kthimi i personave bëhet në përputhje me ligjin, në shumicën e rasteve, kthimet bëhen në vende të tjera të BE-së”.

Departamenti konfirmoi se deri në fund të shtatorit të këtij viti, ka pasur 4500 refuzime për të lënë aeroportin e Dublinit me shqiptarët të parët, më pas gjeorgjianët, bolivianët, brazilianët dhe kinezët.

Kjo krahasohet me 4797 refuzime për të lënë aeroportin përgjatë gjithë vitit të shkuar, kur 622 ishin nga Shqipëria.

Burimet i thanë gazetës se ka pasur një fluks të vazhdueshëm të mbërritjeve nga Shqipëria në aeroportin e Dublinit këtë vit, me shumicën e tyre që udhëtojnë me dokumente false dhe vijnë këtu prej vendeve të tjera të BE-së.

Ekzistojnë 12 arsye mbi të cilat një zyrtar i emigracionit refuzon lejen për të hyrë në shtet. Oficerëve u kërkohet një njoftim me shkrim ku përcaktohen arsyet e refuzimit.

Ata ndërmarrin një sërë kontrollesh përmes portave elektronike dhe kabinave hyrëse.

Departamenti thotë se këto bëhen për të siguruar integritetin e kufijve shtetërore në mënyrë të drejtë, të ligjshme dhe të paanshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here