Kam folur gjatë me lojtarët e mi dhe do mundohemi të dalim nga ky moment ku ndodhemi…

0
126

Të premten nis java e 12 e Superligës me klasiken e Shqipërisë ndërmjet Tiranës dhe Vllaznisë. Një ndeshje që pritet me shumë interes për disa arsye, por më së shumti për situatën nga e cila vijnë dy ekipet. Gjithsesi ajo do të luhet pa praninë e tifozëve, pasi Tirana është e dënuar nga disiplina.

Ka qenë klubi bardheblu që dy ditë para ndeshjes ka bërë të ditur këtë detaj, pasi sipas saj disiplina nuk e ka llogaritur ndeshjen e kupës me Shënkollin.

Në prag të sfidës Julian Ahmataj e pranon se mungesa e tifozëve është një minus për Tiranën, ndërsa përsa i përket sfidës shprehet:

“Ne e dimë që Tirana do të hyjë në ndeshje vetëm për fitore. Kjo nuk do të bazohet vetëm të dëshira, por në bazë të logjikës së lojës dhe asaj që do të shprehim në fushën e gjelbër.”

Në kampin kundërshtar situata nuk është edhe aq pozitive, sidomos pas humbjes me Bylisin. Po për trajnerin e Vllaznisë, Mirsad Jonuz, i cili është dënuar me dy ndeshje pezullim për shkak të deklaratave kundër arbitrave, gjërat mund të ndryshojnë pas ndeshjes me Tiranën.

Kam folur gjatë me lojtarët e mi dhe të gjithë po mundohemi të dalim nga ky moment ku ndodhemi. Është shumë normale që çdo ekip të kalojë një krizë në një moment të caktuar, por e rëndësishme është që të dalim sa më shpejt prej saj dhe do të tentojmë ta bëjmë që në ndeshjen me Tiranën.”

Ndeshja e fazës së parë është fituar nga Tirana me rezultatin 0-2, ndërsa sfida e të premtes do të nisë në orën 18:00.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here