Atentati ndaj prokurorit/ Dyshohet për dy persona që fshihen në Shkodër…

0
314

Dy persona të cilët jetojnë në Shkodër ose fshihen në këtë qytet dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatin ndaj makinës ku udhëtonte prokurori i Prokurorisë së Durrësit Arjan Ndoj, me shoferin e tij Andi Maloku dhe Landi Muharremin.

Ndërkohë sot pasdite u nda nga jeta Andi Maloku, shoferi i prokurorit i cili në atentatin e 1 nëntorit kishte marrë plumb në shtyllën kurrizore dhe në mushkëri.

Prej 1 nëntorit ai vijonte të qëndronte në reanimacion në spitalin e Traumës në Tiranë.

24-vjeçari Maloku ishte në makinë bashkë me prokurorin Ndoj dhe shtetasin tjetër Aleksander Laho, 48 vjeç, të cilët mbetën të plagosur. Pasditen e 1 nëntorit Prokurori Arjan Ndoj dhe Laho së bashku me shoferin Maloku ishin nisur me makinë drejt Tirane.

Në momentin që kanë qenë tek mbikalimi i Shkozetit, (ora 16:30) një makinë tip Benz që mendohet se ka pasur 3 persona, ka qëlluar me breshëri, në ecje e sipër, drejt makinës ku ndodhej prokurori .

Deri tani si person i dyshuar për këtë atentat është arrestuar Redjan Rraja, një i afërm i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here