U pushua nga puna se i drejtoi gishtin e mesit Donald Trump, gruaja fiton zgjedhjet në Virginia!!

0
122

Në vitin 2017 fotografia kur ajo i drejtonte gishtin e mesit presidentit amerikan Trump, u bë menjëherë virale në rrjetet sociale. Për këtë arsye Juli Briskman, nënë beqare e dy fëmijëve u pushua nga puna. Por pavarësisht ajo përsëriti se do e ribënte sërish, ndërsa aktualisht në politikë në radhët e demokratëve, ajo ka fituar në zgjedhjet në Virxhinia dhe shprehet krenare për arritjen e saj. Ajo do të jetë këshilltare në kontenë e Ludon.

Dy vjet më parë ajo sfidonte kreun e shtëpisë së bardhë duke i drejtuar gishtin e mesit automjetit të tij që i kalonte pranë teksa ajo lëvizte me bicikletën e saj. Juli Briskman pas pushimit të menjëhershëm nga puna u ndihmua nga përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët mblodhën 142 mijë dollarë për të. Dha tashmë pas dy vjetësh ajo ka vendin e saj në këshillin e kontesë Ludon në Virxhinia.

Briskmen, ish drejtuese marketing, aktiviste demokrate, la pas republikanen Suzan Volpe duke i marrë postin që mbante prej tetë vjetësh. Ajo do të përfaqësojë distriktin e Algonkian në Këshillin Administrativ i cili menaxhon më shumë se 400 mijë banorë. Ky është posti i saj i parë publik.

Rrjetet sociale festojnë fitoren e saj me urime që vijnë nga çdo shtet amerikan.

standard.al

https://www.theguardian.com/us-news/2019/nov/06/juli-briskman-trump-middle-finger-wins-office-virginia

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here