Ish kryeministri nxjerr foton nga Italia për Alvinin: Bota interesohet, për narkoshtetin nuk ekziston!!!

0
124

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ka ndarë me ndjekësit shqëtësimin për faktin se ende nuk është bërë asgjë në lidhje me rastin e Alvinit, ndërsa akuzon qeverinë se kjo e fundit nuk interesohet.

“Alvini per narkoshtetin nuk ekziston! Vetem bota interesohet per ate! Sb”, shkruan Berisha, ndërsa ka postuar edhe një foto me një mesazh të një qytetari ku shihet kulla Pirelli në Milano që ka ndezur dritat dhe mban në fasadën e saj mbishkrimin “Free Alvin” (Lironi Alvinin).

Ishte pikërisht emisioni investigativ italian “Le Iene”, që publikoi historinë e familjes së ndarë shqiptare, dhe që gjeti në kampin sirian vogëlushin Alvin, i cili me lot në sy kërkonte të largohej prej aty.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here