“Shoqëria piramidale”/ Fuga: Politikanët nënvlerësim për qytetarët, ky model që paraqesin…

0
121

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24” Akademiku Artan Fuga pohon se libri i tij “Shoqëria Piramidale”  është thelbi i modelit social që aktualisht kemi sot në vendin tonë, pasi sipas tij krijon kaos dhe bllokim të iniciativave.

Mes të tjerash Fuga bën një analizë të situatës në vend, duke shtuar se modeli ‘piramidal’ është ngritur që nga viti 2008, kur u bënë ndryshime në Kushtetutë. Akademiku thotë se sistemi i vendimmarrjes është i përqendruar tek pushteti qendror, ndërsa shton se partitë kanë besuar më shumë tek vetja sesa të qytetarët. Duke qëndruar në këtë linjë Fuga deklaron se politikanët kanë nënvlerësim për qytetarët dhe nënizon faktin se “me këtë model nuk mund të shkojmë larg”.

Intervista
Ju thoni se jeni nisur nga pyetjet që bëni përditë. Shoqëria horizontale u shndërruar gjithnjë e më vertikale. Ju keni përdorur termin ‘shoqëria piramidale’në libër….

 Sepse vertikale mund të jetë edhe një drejtëz që është perdivikulare me një plan. Unë veç vertikalitetit të vendimmarrjes, kam dhe konvergjimin në një pikë të saj. Një model që unë, që e shoh se është përsëritur; në Arsimin e lartë, në arsimin e mesëm, në menaxhimin e territorit, në lëvizjet demografike, përsëritet në jetët politike të parive, në Kuvendin e Shqipërisë, gjithandej. Mbasi kam bërë këtë punë, ku në çdo sferë të shoqërisë, kam vënë re të njëjtin model që është ky i piramidës. Në një farë mënyrë i njëjti model gjithandej. Kam thënë se këtu ka një koncept mbrapa dhe kjo mënyrë prodhon kaos, varfëri, përjashtim të qytetarit, i cili për mua është përjashtuar nga kjo piramidë.

A rrezikon të prodhojë falimentim ky model?
Nuk e di këtë gjë. Nuk dua të bëj parashikim afatgjatë. Por nëse unë s’do të merrja një shembull të veçantë. Do të merrja zhvendosjet e popullsisë, lëvizjet demografike shkojnë drejt 2-3 qyteteve kryesore. Popullsia periferike rurale shkon drejt qendrës dhe krijohet një lloj piramide demografike ku është unaza e para e qytetit, që nxjerr dhe pushtetin. Aty drejtohen lëvizjet demografike. Kjo piramidë e demografisë prodhon shkëputjen e njeriut nga puna. Qytetet krijojnë papunësi, dhe më pas një problematikë sociale. Nga që ka papunësi, pushteti lokal nuk merr taksa aq sa duhet. Ndaj një shoqërie të papunë i shtohen taksa. Të gjitha burimet, mjedisi, malet, lumenjtë, degradohet. Pse? Sepse nuk ka më njerëz. Aq çon kjo në falimentim? Unë mendoj se çon në varfërim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here