Standard.al

“Los blancos” ëndërronte shkëmbimin Bale-Sterling, City lë ‘thatë’ Real Madridin!

0

Ditë e djeshme një lajm i “Sky Sports Uk” hapi shtegun e ri të një transferimi të bujshëm që mund të kryhej në janar. Real Madridi dëshiron me çdo kusht Rahem Stërling dhe në tavolinë kishte vënë një propozim të çmendur: kartonin e Gareth Bejl dhe 80 milionë euro në shkëmbim të lojtarit që 4 vite më parë Siti e bleu nga Liverpuli për 68 milionë euro.

Por sot Mançester Siti ka vendosur të lëvizë. Sipas asaj që raporton “Daily Star”, “Citizens” kanë vendosur të mbyllin çdo derë të mundshme për largimin e sulmuesit të tyre në janar. Siti ka refuzuar ofertën e Real Madridit dhe po mendon për një tjetër kontratë me sulmuesin nga Kingstoni i Xhamajkës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.