Gjendet pranë një pike karburanti në Fier, trupi i pajetë i një burri! Dyshimet e policisë…

0
101

Një person i pajetë është gjetur pranë një karburanti në Levan të Fierit. Nga të dhënat paraprake mësohet se bëhet fjalë për një person të moshuar, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i tij.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se dyshimet e para janë për vdekje natyrale ndërsa trupi i pajete po transportohet për në morgun e qytetit të Fierit. Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në humbjen e jetës se te moshuarit.

Paralelisht po punohet për të gjetur identitetin e viktimës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here