Teatri “Migjeni” – “Nderi i Kombit”/ Luan Rama: Presidenti i bën nder edhe vetë titullit, i dhënë pa kriter

0
94

Zëvendës kryetari i LSI-së Luan Rama ka reaguar pas dhënies së titullit “Nderi i Kombit” Teatrit Migjeni. Në një postim në “Facebook”, ai shkruan se ky është një vlerësim i merituar për teatrin Migjeni si tempull qytetarie dhe kulture e një nderim për Shkodrën.

Por ndërkohë Luan Rama thotë se Presidenti i Republikës me këtë vlerësim i bën nder edhe vetë titullit “Nderi i Kombit”, pasi sipas tij ky nder i ka munguar për shkak të dhënies në jo pak raste pa kriter.

POSTIMI I LUAN RAMËS

Teatri “Migjeni” – “Nderi i Kombit”
Në 70-vjetorin e krijimit, teatri “Migjeni” në Shkodër është nderuar nga Presidenti i Republikës Ilir Meta me titullin e lartë “Nderi i Kombit”.
Një vlerësim i merituar për teatrin “Migjeni” si tempull qytetarie dhe kulture, nderim për Shkodrën si referencë unikale e identitetit tonë kombëtar, kulturor dhe historik, dhe mirënjohje për të gjithë kulturën tonë kombëtare, ku teatri “Migjeni” me emrat e mëdhenj të artistëve të tij mban kryet e vendit.

Po ndërkaq, duke i akorduar titullin e lartë “Nderi i Kombit” teatrit “Migjeni”, Presidenti i Republikës i bën nder edhe vetë titullit, e i jep “Nderit të Kombit” nderin e munguar prej dhënies në jo pak raste pa kriter e në mungesë të plotë të vlerësimit bazuar në hierarkinë vlerave, cilësisë e kontributeve thelbësisht të veçanta që duhet të përligjin dhënien e këtij nderimi të madh. Faleminderit Shkodër që na ke dhënë teatrin “Migjeni”!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here