Pësoi një dëmtim të tmerrshëm, ka dritë në fund të tunelit për mesfushorin

0
126

Andre Gomes do të kthehet të luajë përsëri në fushë e lojës edhe pse pësoi një dëmtim të tmerrshëm në ndeshjen mes Everton dhe Totenhem. Mesfushori portugez i Everton, pësoi një thyerje dhe ndrydhje të plotë në kavilje, një dëmtim i tmerrshëm që tronditi spektatorët, por edhe lojtarët e tjerë në fushë. Son që e dëmtoi doli duke qarë nga fusha, ndërsa Orie kërkoi zëvendësim pasi ishte shumë i tronditur.

Dëmtimi i 26-vjeçarit dukej shumë i rëndë dhe të gjithë mendonin se karriera e tij ndoshta ishte e mbyllur përfundimisht. Por duket se ka shpresa reale që Andre Gomes të kthehet përsëri normalisht në fushën e lojës dhe të vazhdojë të jetë një futbollist profesionist.

Klubi i Everton bëri të ditur se lojtari i ishte nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe shpresat ishin që të bënte një riaftësim të plotë dhe të kthehej përsëri në fushë në radhët e këtij ekipi, edhe pse do të duhej kohë që të rikuperohej plotësisht.

“Operacioni për riparimin e frakturës në kaviljen e djathtë ka shkuar shumë mirë. Futbollisti portugez do të kalojë një periudhë kohe riaftësimi në spital, para se të kthehet në qendrën stërvitore të Everton për të nisiur rehabilitimin nën drejtimin e stafit mjekësor të klubit. 25-vjeçari pritet të rikuperojë plotësisht nga ky dëmtim”, shkruante klubi anglez në njoftimin për shtyp rreth gjendjes së lojtarit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here