Pamje të rënda/ Ja momenti kur mjekët i kthejnë këmbën në vend futbollistit, Andre Gomes

0
136

Mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e Premier Leagues mes Everton dhe Tottenham, e cila përfundoi barazim 1-1, ndodhi edhe një ngjarje e cila shkaktoi panik në gjithë stadiumin.

Sulmuesi i Tottehnamit, Heung Min-Son bëri një ndërhyrje të ashpër te mesfushori Andre Gomes, i cili pësoi dëmtim të rëndë

Portugezi theu këmbën, ndërkohë të gjithë futbollistët mbetën të tronditur nga ajo që panë, ndërsa vetë Son shpërtheu në lot.
Pas ndeshjes, Gomes ka shkuar në spital për ekzaminime të mëtutjeshme dhe pritet të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Ndërkohë janë publikuar pamjet kur mjekët ia kthejnë këmbën në vend Andre Gomesit, të cilat janë mjaft të rënda.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here