Standard.al

“Ndodhi fare shpejt”, gazetarja rrëfen çfarë i tha prokurori Ndoja në shtratin e spitalit

0

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka rrëfyer në emisionin “Open” detaje nga takimi që kishte pasur në spital me prokurorin Arjan Ndoja. Ajo tha se kishte mundur ta takonte atë pas atentatit të së premtes së javës së kaluar.

“Unë e takova prokurorin Ndoja. Ai vuri theksin te fakti që nuk ishte ai shënjestra e atentatit të dështuar të së premtes. E kam takuar mesnatën e së shtunës. Ishte i rrethuar nga familja dhe miqtë e tij.

E pyeta se çfarë mbante mend dhe nëse ai i pa autorët. Më tha se nuk kishte parë asgjë pasi nuk e kishin pritur dhe se gjithçka ndodhi shumë shpejt. “Ndodhi fare shpejt, nuk arrita të dëgjoj as zhurmat e armëve” – citoi gazetarja fjalët e prokurorit të shtruar spitalin e Durrësit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.