Standard.al

“Ka hapur thesin sa herë ka pasur zgjedhje”, Klodiana Lala: Kishte pasuri të pajustifikueshme…

0

Gazetarja investigative e  kronikës së zezë, Klodiana Lala, në një bisedë në studion e “Real Story” është shprehur se një ndër personat e përfshirë në atentatin e bërë ndaj prokurorit Arjan Ndoj, Aleksandër Laho është një person i cili pavarësisht shkeljeve ligjore pafund, është mbështetur nga politika, qofshin ata të majtë apo të djathë.

“Ky zotëri Aleksandër Laho, nuk është një person i panjohur për policinë. Ai darkonte me zyrtarë të lartë të policisë, të përgjimeve të cilat janë fshirë sot. Kishte pasuri të pajustifikueshme, kishte prona në bregdet, po ashtu, kishte të hapura procese gjyqsore të hapura pa fund. Ai kishte kryer një vrasje diku nga viti 2007 dhe nuk ka asnjë dënim për këtë.

Dhe e gjitha kjo ishte se politika e ka amnistuar pa fund për të marrë vota dhe këtu nuk shohim për të majtë dhe të djathtë. Ky njeriu nuk ka dalë nga hici. Ka hapur thesin sa herë ka pasur zgjedhje. Kishte vëllain kryetar bashkie në Sukth, kishte babain me post po ashtu. Kanë marrë kanë rrahur dhe masakruar njerëz dhe nuk janë zbardhur asnjëherë ato krime”, është shprehur ndër të tjera gazetarja Klodiana Lala.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.