Do prishim modelin e mbrapshtë të Ramës, Basha mesazh të fortë: E kërkon edhe Evropa!!!

0
82

Në një takim me të rinjtë në Elbasan, në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, Basha ka folur edhe për problemin e mprehtë me emigracionin.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se humbjet nga emigracioni janë 559 milion euro, ndërsa shtoi se plaga më e madhe është fakti se emigracioni po prek më shumë të rinjtë.

Humbja nga emigracioni në vitin 2018 është 559 milion euro, 4.6% e prodhimit bruto të Shqipërisë. Çfarë ndërhyrjesh mund të bëheshin në ekonomi, shëndetësi me këtë shifër. 38 mijë të rinj të laruar nga Shqipëri. Kjo është hemorragji, ndaj prioriteti absolut është ndalimi i kësaj hemorragjie. Shumica largohen për kushte më të mira jetese që përbëhen nga mundësia për arsim, për të pasur një pagë dinjitoze, mundësia për strehim për të pasur një banesë, siguria e punës, siguria ushqimore e kështu me radhë. Çfarë mundësish për punësim ofron sot Shqipëria? Pak ose aspak.

Kjo vjen për dy arsye, e para modeli i gabuar i ndërtuar në Shqipëri që nuk vlerëson, studentin apo punëtorin. Ju e dini fare mirë se kë vlerëson kjo Qeveri. Ajo ka marrë krahun e banditit, oligarkut dhe jo sipërmarrësit të ndershëm. E para që duhet te marrë fund është modeli dhe ndryshim i këtij modeli parakusht ka ndarjen e politikës nga krimi. E dyta që është e lidhur me këtë është që kjo vret garën, konkurrencën, ku nuk ka garë dhe konkurrencë nuk prodhohet. Duhet prishur modeli i mbrapshtë politikë dhe këtë e kërkon dhe Europa”, u shpreh Basha./

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here