Albin Kurti takohet me kryeministrin e Maqedonisë: Raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian

0
131

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka takuar sot kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Kurti përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka shkruar se me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kanë biseduar për situatën politike në dy vendet, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjellët, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, Kurti ka bërë të ditur se në takim ishte i shoqëruar nga anëtarja e kryesisë së LVV-së, Fitore Pacolli-Dalipi dhe Liburn Aliu.

Po ashtu, Kurti ka thënë se me Zoran Zaev do të mbetet në komunikim të vazhdueshëm për takime e bashkëpunime në të ardhmen./Telegrafi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here