Standard.al

Dashuria dhe romanca do të lulëzojnë…Horoskopi 4 nëntor 2019, ja çfarë kanë parashikuar yjet

0

Dashi

Mund të jeni duke pastruar shtëpinë ndërkohë që dëgjoni disa lajmë të mrekullueshm për paratë, kjo do i japë energji ditës suaj. Pas kësaj ju nuk do të doni të bëni punë shtëpie për sot. Mos u shqetësoni sepse papastërtia nuk shkon askund. Në vend që të ndiheni fajtor se braktisët punët, dilni dhe festoni me një mik të ngushtë ose partnerin tuaj. Kaloni një mbremje të bukur, e meritoni!

Demi

Sot mund të jetë një nga ditët më të lumtura që keni pasur në një kohë të gjatë. Ndoshta ju do e kaloni këtë ditë në një vend të qetë në lagjen tuaj me partnerin tuaj, ose një partner potencial. Gjithashtu mund të merrni lajme prej dikujt shumë të afërt që nuk e keni parë për një kohë të gjatë. Një autore femër, puna e së cilës ju pëlqen mund të publikojë një libër të ri. Shijoheni ditën.

Binjakët

Sot mund të merrni një shumë të papritur parash. Ndoshta një shok mund t’ju shlyejë një borxh që ju ka, ose mund të keni një mundësi për të fituar para ekstra. Romanca gjithashtu do të shkojë mirë, pasi të dy me partnerin do të ndiheni sensualë. Shkoni tek restoranti juaj i preferuar për të festuar fatin e mire.

Gaforrja

Dashuria dhe romanca do të lulëzojnë sot, partneri do të ketë një afrimitet të veçantë sot. Ky person mund të ketë për të thënë shumë gjëra që ju surprizojnë. Në të shkuarën komunikimi mund të mos ketë qenë pika e fortë e këtij njeriu, por tani duket sikur asgjë nuk mund ta mposhtë fjalën e tij.

Jini të vëmendshëm për përgjigjet që jepni, do t’ju duhet të mendoni se çfarë ai ose ajo thotë.

Luani

Dikush që mund të jetë diçka me një personazh të famshëm lokal mund të tërhiqet nga ju, edhe pse nuk jeni i prirur për ta ndjekur atë. Mos prisni më shumë se biseda nga ky person, edhe pse mund të duket shumë stimuluese. Energjia duhet të jetë mjaftueshëm e fortë , kështu që mos kini turp të shkëmbeni emrat dhe numrat e telefonit.

Virgjeresha

Sot mund të tërhiqeni fort prej dikujt nga një vend i huaj. Ky person mund të jetë shumë i kualifikuar dhe stimulues, biseda do të jetë gozhduese. Gjithashtu ai mund të jetë i tërhequr nga shkenca, psikologjia ose ndoshta metafizika. Me siguri ju do të doni më shumë të dëgjoni sesa të flisni.

Peshorja

Sot mund të jeni nën vëzhgimin e publikut, dhe nuk do të ndiheni rehat. Nëse jeni duke mësuar, folur ose drejtuar nje diskutim në grup, mund të jetë një ide e mirë të kërkoni mbështetje nga diksuh i cili ka më shumë pushtet se ju. Ky person mund të jetë një mik i ngushtë ose partneri juaj. Mos u shqetësoni, me ndihmë do e kaloni gjithçka

Akrepi

Një dasmë duket në horizont. Mund të jetë dasma juaj ose e dikujt afër jush. Kushdo që po martohet është shumë i lumtur. Edhe nëse nuk është dasma juaj, përsëri do të jeni shumë të lumtur për personin tjetër dhe do të filloni të mendoni për një festë tuajën. Nëse aktualisht jeni në një marrëdhënie, por nuk jeni të martuar prisni që ta kaloni lidhjen në një nivel tjetër. Nëse jeni të martuar shijoni festën.

Shigjetari

Sot mund të bëni disa punë rutinë, ndoshta si vullnetar nën shoqërine e dikujt që pëlqeni. Bisedat energjike do ndikojnë që dita të kalojë më shpejt. Në fund të ditës ju do e kërkoni përsëri këtë person. Përmes mikut tuaj të ri dhe punës, ju do të merrni më shumë njohuri mbi psikologjinë e të tjerëve.

Bricjapi

Një lidhje e re dashurie duket në horizont, me një person aq kreativ sa ju. Kjo mund të shkaktojë disa pasiguri në pamjen tuaj, por mos e mbani mendjen aty. Ai person po bie pre e energjisë tuaj. Do të filloni disa biseda interesante, dhe do të hutoheni nga ndjenjat.

Ujori

Sot mund t’ju vijnë në shtëpi disa vizitorë, me siguri një çift me një fëmijë.

Do të përpiqeni që gjithçka të shkojë mirë, madje do të tundoheni për të pastruar dollapët. Mos u shqetësoni, thjesht shijoni shoqërinë e të ftuarve.

Ata janë më të interesuar për bisedën me ju sesa më rregullin e shtëpisë tuaj.

Peshqit

Një telefonatë nga një shok i ngushtë ose partner mund të sjellë lajmë të mira. Kjo mund të përfshijë romancën tuaj ose mund të ketë të bëjë me një projekt kreativ që përfshin të shkruarin dhe të folurin. Në mbrëmje ju do të dëshironi të dilni dhe të festoni me personin që ju dha lajmin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.